Sport

ZYRTARE: Real Madrid e transferon top talentin

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Brahim Diazin. Skuadra spanjolle ka njoftuar se ata kanë arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e talentit.

Brahim Diaz ka nënshkruar kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2025, ndërsa do të prezantohet nesër para tifozëve.

Skuadra madrilene ka bërë të ditur se talenti spanjoll do të paraqitet nesër para mediave në ora 13:30, ndërsa pas asaj do të prezantohet në Santiago Bernabeu para tifozëve.