Sport

ZYRTARE: Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë (Foto)

Kosova ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë në javën e ardhshme një ndeshje miqësore, para asaj për kualifikimet në EURO 2020.

Bernard Challandes ka përpiluar një listë me lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje, e që ka disa ndryshime.

24 lojtarë janë ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës dhe në atë kualifikuese ndaj Bullgarisë.

Valon Berisha është rikthyer në listë, pas lëndimit që kishte pësuar te Lazio, ndërsa aty do të jenë edhe Florent Hasani, Bersant Cleina dhe Bernabrd Berisha, që nuk ishin në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Më poshtë mund ta shikoni listën e Kosovës për dy ndeshjet që zhvillohen në javën e ardhshme: