Sport

ZYRTARE: Kosova me 5 mungesa për ndeshjet e shtatorit, kjo është lista e të ftuarve (Foto)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe Anglisë më 10.

Dhe, ashtu siç parashihej, tre të lënduarit e fundit, Milot Rashica, Herolind Shala e Benjamin Kololli kanë mbetur jashtë listës, krahas të lënduarve rëndë, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.

Ndërkohë, listës i janë rikthyer dy futbollistë, Valon Berisha dhe Bernard Berisha.

Risi është edhe Florent Muslija, i cili ftohet për herë të parë, ndërsa Ibrahim Dresheviq po ashtu do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes pasi e kompletoi dokumentacionin.

Trajneri zviceran do të mundohet t’i mbulojë mungesat e shumta me lojtarët që do t’i ketë në dispozicion.

Pa dyshim, dy ndeshjet e shtatorit do të jenë mjaft të rëndësishme për rrjedhën e “Dardanëve” në këto eliminatore.