Sport

Zyrtare: Kosova do të paraqitet me këtë formacion kundër kombëtares çeke (Foto)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje është përballur me “kokëdhimbje” për shkak të krizës me lëndime të futbollistëve. Challandes nuk ka mundur të llogaritë në shërbimet e yjeve si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Të gjithë të këtë janë të lënduar dhe nuk kanë arritur të rikuperohen me kohë për këtë sfidë.Ky do te jete formacioni startues të Kosovës për këtë sfidë ndaj kombëtares çeke.

Në vend të Milot Rashicës do të jetë heroi ndaj Bullgarisë, Elbasan Rashani, ndërsa në vend të Zenelit, do të jetë talenti Edon Zhegrova.Në portë do të jetë Aro Muric, përkundër formës jo të mirë që është duke kaluar.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00.Kujtojmë se Kosova renditet në pozitën e tretë me pesë pikë, ndërsa çekët në të dytën me gjashtë pikë në grupin A.