Sport

Zyrtare: Jose Mourinho trajner i Tottenham Hotspur

Ish trajneri i shumë skuadrave në Europë e edhe në ligën Premier, Jose Mourinho ka marrë drejtimin e “të bardheve” të Londrës, pas shkarkimit të Pochettinos.

Strategu portugez kishte më shumë se një vit që nuk drejtonte asnjë skuadër.

Portugezi, 55-vjeçar, nënshkroi marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i Tottenhamit të mërkurën në mëngjes. Kjo kontratë e tij është e vlefshme deri në fund të sezonit 2022/23.

Mourinho kishte qenë pa punë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, pasi “Djajtë e kuq” kishin hyrë në një krizë në fillim të sezonit 2018/19.

Ai u shkarkua pas disfatës 3:1 kundër Liverpoolit në dhjetor.

Tre-herë fituesi i Premierligës dhe dy-herë fituesi i Ligës së Kampionëve është shprehur më se i gatshëm t’i kthehet botës së futbollit me Tottenhamin.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem një klubi me një trashëgimi kaq të mrekullueshme dhe tifozë kaq të pasionuar”, u shpreh Mourinho në deklaratën e tij të parë si trajner i Tottenham.

“Cilësia në skuadër dhe në akademi më emocionon mua. Të punoj me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr mua të vij këtu”.