Sport

ZYRTARE: Barcelona transferon lojtarin më të kërkuar në Evropë (Foto)

Barcelona e ka kompletuar edhe transferimin e tretë në këtë afat. Barcelona e ka transferuar edhe zyrtarisht Frenkie De Jong nga Ajaxi.

Skuadra katalonase e ka prezantuar transferimin e mesfushorit holandez në mënyrë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke bërë disa cicërima së bashku të tifozëve të tyre.

Barcelona ka paguar 80 milionë euro për transferimin e De Jong, gjersa ai do t’i bashkohet skuadrës nga sezoni i ri.

Ajax do ta mbajë si huazim mesfushorin, ndërsa ai do të kalojë në ‘Camp Nou’ më 1 qershor.