Sport

Zhegrova luajti vetëm 10 minuta, por tregoi që Baseli ka marrë “Messin” e Kosovës (VIDEO)

Edon Zhegrova debutoi me Baselin të shtunën duke u inkuadruar në minutën e 83-të në fitoren 2-0 të Baselit kundër Xamaxit, derisa zëvendësoi Valentin Stockerin.

Tani është publikuar përmbledhja e paraqitjes individuale të tij. Në videon e gjatë pak më shumë se dy minuta, Zhegrova shihet shumë i gjallë në krahun e djathtë, derisa e përfundon me sukses pothuajse secilin driblim të tentuar.

Shikoni pamjet e mëposhtme.