Sport

Ylli brazilian përpiqet ta imitojë festimin e Messit, por dështon (VIDEO)

Braziliani ishte i lumtur me golin që e shënoi kundër kundërshtarit nga një ligë e nivelit më të ulët, por festimi i frymëzuar nga ylli i Barcelonës la shumë për të dëshiruar.

Evertoni u fut në ndeshje e së mërkurës mbrëma si favorit shumë i fortë kundër Lincoln në Carabao Cup.

Në fund, Evertoni fitoi 4:2 me sulmuesin brazilian Richarlison që e shënoi golin e katërt në minutën e fundit të takimit.

Dukshëm i kënaqur me arritjen e qëllimit që edhe pritej nga Evertoni, Richarlison zgjodhi të festojë në mënyrën epike, duke e imituar momentin e famshëm të Lionel Messit, kur argjentinasi e zhveshi fanellën dhe e mbajti atë lart duke ia shfaqur numrin 10 tifozëve në Santiago Bernabeu.

Siç edhe mund të ketë qenë e pritshme, numri 7 i Evertonit u shndërruar në objekt talljeje në rrjetet sociale për shfrytëzimin e një momenti ikonë për ta festuar një fitore që duhej të ishte rutinore, sidomos pasi ai e kishte kthyer numrin e fanellës kah vetja e jo kah tifozët.