Sport

Wilder dhe Ortiz – Drejtpërdrejt (LIVE)

Është gjithçka gati që Deonaty Wilder dhe Luis Ortiz ta zhvillojnë ripërballjen e tyre të shumëpritur.

Meçi që zhvillohet në MGM Arena të Las Vegasit, do të fillojë të dielën në ora 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.

Dyshja ishin takuar në mars të vitit të takuar, gjersa Ortiz i kishte shkaktuar shumë vështirësi kampionit në fuqi, me Wilderin që fitoi në raundin e dhjetë me nokaut teknik.

Amerikani do ta vë sërish në lojë titullin e tij WBC ndaj kubanezit, por qëllimi i tij është që të përballet me Anthony Joshuan që më 7 dhjetor do ta ketë rimeçin ndaj Any Ruizit.

ESPN raporton se Wilder nga kjo përballje do të fitojë 2.7 milionë euro, për dallim nga Ortizi që do të marrë 1.7 milionë.

Mirëpo, fitimet nuk do të ndalen me kaq, të drejtat e marketingut dhe ato televizive do të bëjnë që amerikani t’i fitojë 18 milionë euro për dallim nga kubanezi që do t’i marrë 6.3 milionë.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen