Lajme

Vogëlushja që siguron vet paratë për shërimin e sëmundjes (VIDEO)

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shes pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë. Yllka ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.