Lajme

Vëllai për vëllanë, mijera familje nga Kosova hapin dyert për vëllëzerit nga Shqipëria

Mijera familje në Kosovë tashmë janë gati për të pritur vëllezërit e tyre nga Shqipëria. Kompania ‘Barileva’ ka njoftuar se ka vënë në dispozicion autobusët e saj për të sjellë nga Shqipëria në Kosovë të gjithë ata që kanë nevojë për strehim pas tërmetit të fuqishëm që sot goditi Shqipërinë.

Në këtë kompani bëjnë të ditur se me të dëgjuar lajmin kanë marrë telefonata të shumta nga qytetarët e Kosovës qe janë të gatshëm të hapin dyert e shtëpive të tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Sipas kësaj kompanie janë mijera familje që tashmë kanë konfirmuar mbështetjen për strehim të vëllezërve nga Kosova, por që deri më tani për shkak të traumës dhe panikes që kanë qytetarët e Shqipërisë nuk ka ndonjë shifër të madhe të atyre që janë lajmëruar për të udhëtuar drejt Kosovës.

Po ashtu përfaqësues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur për Kosova Post se gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të dhurojnë pako ushqimore dhe veshëmbathje për vëllezërit në Shqipëri nesër në ora 10.

Autobusi i kësaj kompanie do jetë në sheshin qendror të Prishtinës, ku aty do jetë edhe vendgrumbullimi i pakove me ndihma për të prekurit nga kjo fatkeqësi që i ndodhi Shqipërisë në mëngjesin e sotëm.