Sport

Vedat Muriqi deklarohet rreth kartonit të kuq, që po hetohet nga komisioni disiplinor i Federatës turke

Vedat Muriqi i ka kushtuar kartoni i kuq më shumë se që e kishte menduar. Muriqi e ka mohuar se e mori me qëllim, duke thënë se e bëri vetëm që të vonohej ndeshja.

Muriqi i cili është dërguar në komisionin disiplinor nga Federata e Futbollit turk, ka deklaruar se nuk e kishte planifikuar të përjashtohej, ashtu siç janë duke aloduar analistët dhe mediet turke.”Asgjë nuk ka të vërtetë.

Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën.

Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”.Në mbrojtje të reprezentuesit të Kosovës, i është vënë edhe klubi i Fenerbahces përmes një komunikate zyrtare.

Zyrtari i Fenerit, Alper Pirsen e ka cilësuar vendimin për ta dërguar Muriqin në komision disiplinor si qesharak.

Muriqi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Gaziantepit që u mbyll me fitoren e Fenerbahces 2:0.

Përveç kartonit të kuq, ai shënoi edhe asisitoi në këtë fitore të Fenerit.

Muriqi është ndër lojtarët kryesor të skuadrës, pasi në 16 paraqitje ka shënuar 11 gola dhe dhuruar katër asisitime.