Sport

Vajza e Mohamed Salah krijon spektakël në ‘Anfild’, tifozët përkrahje maksimale (VIDEO)

Dhe derisa ishte i zhgënjyer me përfundimin e sezonit, Salah e ka shijuar ecjen e nderit në stadium pas ndeshjes ndaj Wolverhampton Wanderers, teksa gjithë spektaklin e vodhi vajza e tij, Makka.

Derisa lojtarët tjerë dhe familjet e tyre ishin larguar nga fusha në Anfiled, vajza e Salah pati një tjetër ide. Ajo e mori topin nga mesi i fushës dhe shkoi drejt portës dhe e futi në rrjetë.

Gjatë gjithë kohës, Makka mbështetej nga tifozët në tribuna, ndërsa në momentin e realizimit, brohoritjet ishin shumë më të mëdha.