Sport

U ble për 70 milionë €, ka luajtur vetëm 2 minuta

Riyad Mahrez u kërkua me ngulm nga Pep Guardiola në merkaton e janarit të një viti më parë, e më pas në verë.

Më në fund, dëshira e trajnerit të Manchester City dhe e vetë lojtarit u plotësua. Ai u transferua nga Leicester City te Qytetarët për një shifër të çmendur 70 milionë euro.

Megjithatë, sulmuesi anësor nga Algjeria nuk ka arritur të bindë në Etihad dhe është kthyer në një lojtar stoli.

Vetëm Pep Guardiola mund të blejë një lojtar 70 milionë euro dhe ta ulë në stol pasi për çdo ekip tjetër një blerje kaq e madhe do të ishte një titullar i padiskutueshëm. Në vitin 2019 Mahrez ka luajtur mesatarisht 20 sekonda. Ose më saktë vetëm dy minuta…

Zero minuta ndaj Liverpool, po aq ndaj Wolves. Nuk ishte në skuadër për ndeshjen ndaj Huddersfield. Zero minuta edhe ndaj Newcastle, ndërsa me Arsenal luajti dy minutat e vetme të këtij viti.