Sport

Tifozët shpërthejnë ndaj Kloppit pas asaj që ia bëri Shaqirit mbrëmë (Foto)

Liverpooli e ka mundur mbrëmë Porton me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë çerekfinale në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Në minutat e fundit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka ftuar futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin që të inkuadrohet në lojë kundër Portos.

Por, nuk ka pasur ndërprerje të lojës dhe me këtë gjest, Klopp e ka vënë në pozitë të keqe 27-vjeçarin dhe nuk e ka inkuadruar në ndeshje.

Ky veprim i Kloppit i ka irrituar fansat e Liverpoolit, të cilët në Twitter nuk kanë hezituar të shfaqin mllefin e tyre.“Pse Jurgen Clopp ia bëri këtë Shaqirit”, “Shaqiri nuk e ka merituar këtë”, “Ai duhej të inkuadrohej më herët.

U ndjeva shumë keq që ai vetëm e shikoi ndeshjen, nuk u inkuadrua”, “Nëse e inkuadroni Shaqirin, ndeshja do të përfundojë me rezultat 5:0. Pse nuk po e inkuadroni atë”, “Turp që ia keni bërë këtë Shaqirit”, e shumë komente të tjera kanë bërë fansat në Twitter.