Sport

Tifozët quajtën gomar, ky ishte reagimi i lojtarit (VIDEO)

Lyoni ishte duke e festuar kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pas barazimit me rezultat 2:2 me RB Leipzgiun, kur gjërat ndryshuan për të keq në Francë.

Memphis Depay e pa një tifoz të grupit ultras të Lyonit duke e mbajtur një flamur ku kritikohej bashkëlojtari i tij, Marcelo. Depay u mundua t’ia largojë tifozit atë flamur, ku shfaqej një gomar.

Rudi Garcia e kishte emëruar Depayn kapiten të skuadrës muajin e kaluar, duke e lavdëruar futbollistin holandez për aftësitë e tij si lider në fushën e lojës.

Pikërisht këto aftësi i shfaqi mbrëmë Depay, i cili e dëshmoi përkrahjen për bashkëlojtarin e tij, duke vrapuar drejt tifozit më flamur, gjë që e shkaktoi përleshjen mes tifozëve, lojtarëve e rojeve të sigurimit në Parc OL.

Ndersa ky ishte reagimi i lojtarit qe u ofendua ndaj tifozeve.