Sport

Tifozët e zgjedhin nokautin më të mirë të vitit 2018 (VIDEO)

Viti 2018 ka qenë fantastik për botën e boksit, për boksierët e përfshirë, dhe mbase për tifozët e zjarrtë.
Rikthimi i Tyson Fury dhe barazimi i tij ndaj Deontay Wilder, arritja e Anthony Joshuas për t’u bërë kampion i unifikuar i botës, Tony Bellew që e çoi në pension David Hayen, para se të pensionohej edhe vet pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, ishin ngjarjet më të veçuara në boksin e kategorisë së rëndë vitin që lamë pas.

Sky Sports e ka bërë një sondazh me tifozët për ta zgjedhur online nokautin më të mirë të vitit 2018.

Noakuti më i mirë u zgjodh i Whyte ndaj Lucas Brown, pasi mori 22 për qind të votave, më së shumti. Pra, 47 mijë vota në total.