Sport

Të gjithë flisnin për mbipeshën e Ruizit, por shikoni si ka ndryshuar tash (Foto)

Në atë që ishte një prej befasive më të mëdha në histori të boksit më herët këtë vit, Ruiz Jr arriti që ta mposht AJ duke ia shkaktuar atij humbjen e parë në karrierë.

Ajo që e bën edhe më shokuese këtë fitore është fakti se Ruiz as që pritej të ishte në ring për këtë meç! Është dashur të ishte Jarrell Miller, por ky dështoi në testin për d’rogë dhe humbi të drejtën për t’u ndeshur.

Pritej të ishte “ecje në park” për AJ, por përfundoi të ishte një makth për të. Mirëpo, tani shumë gjëra kanë ndryshuar.

Ruizin e njohin të gjithë si kampion të peshave të rënda, derisa ai qartazi ka qenë duke punuar fuqishëm në palestër gjatë kësaj kohe.

Të gjithë flisnin për mbipeshën e Ruizit para meçit të parë, por tani ai ka marrë një formë krejt tjetër.

Fotot e mëposhtme janë të Ruizit nga një periudhë e mëhershme këtë vit, derisa tjetra tregon si duket ai tani.