Lajme

Supergoli i Xavi Hernandez në ligën e Katarit (VIDEO)

Mesfushori spanjoll, Xavi Hernandez udhëhoqi triumfin e Al Sadd kundër Pakhtakar të Uzbekistanit (2-1), me një gol dhe një asistim. Ky rezultat e dërgoi ekipin e Xavit në vendin e parë të grupit D të Ligës së Kampionëve aziatike.

Xavi hapi serinë e golave në minutën e nëntë – kur ai ekzekutoi një goditje të lirë që portieri Sanjar Kuvvatov nuk mundi të ndalte.