Video

Supergoli i sulmuesit spanjoll, mund të shpallet goli i vitit (VIDEO)

Futbollisti spanjoll, Alejandro Pozuelo ka shkëlqyer në fitoren 4-0 të Torontos ndaj New York City, pasi ai shënoi dy gola dhe dhuroi edhe një asist.

Mesfushori i njohur tregoi klas të nivelit të lartë, fillimisht në asistin për Aldore tek goli parë. Ndërsa në pjesën e dytë shënoi me penall, një “Panenka” perfekte që nxori totalisht bllof portierin.

Në golin e tretë, ishte sërish 27-vjeçari, i cili u bë protagonist duke shënuar një gol të kalibrit të lartë, me një parabolë fantastike duke lënë të gjithë me gojë hapur.