Sport

Supergoli i Luis Suarez kundër Napolit (VIDEO)

Suarez ka vazhduar me formën e mirë në ndeshje miqësore.

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, duket se është gati për sezonin e ri. 32-vjeçari, i cili ka humbur disa kilogramë për të qenë sa më në formë, ka realizuar dy herë kundër Napolit në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Fillimisht, Suarez shënoi një gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 48’, për 1-0.

Dyshja Luis Suarez-Antoine Griezmann dha sinjalet e para se së bashku mund t’i dhurojnë shumë Barçës sezonin 2019/20.