Sport

Sulmuesi shqiptar shënon golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Armando Sadiku ka shënuar gol spektakolar për Luganon në Zvicër. Sulmuesi i Kombëtare shqiptare hyri në lojë në minutën e 46’ dhe gjeti golin për mysafirët në atë të 67’.

Ai shënoi gol të bukur nga largësia, që nuk ndodh edhe shumë shpesh. Por, gëzimi i mysafirëve zgjati shkurt, sepse Suchy barazoi 1-1 në minutën e 73’.