Sport

Sulmuesi shqiptar inkuadrohet në pjesën e dytë dhe shënon dy gola në Bundesligë (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka shkëlqyer sot (e shtunë) me fanellën e klubit gjerman, Wolfsburg.

Wolfburg ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach. Ujqit kanë fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligas.

Në këtë ndeshje ka arritur të lë shenj edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Admir Mehmedi, i cili ka shënuar dy gola pas inkuadrimit në pjesën e dytë.

Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, ndërsa pas vetëm katër minutave lojë arriti të shënoj për epërsinë 0-2.

Reprezentuesi zviceran nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 83-të arriti të shënoj edhe për 3-0 duke vulosur fitoren e mysafirëve.