Sport

Sulmuesi i Kombëtares shënon dy gola të bukur në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formën e mirë në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar dy gola në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, Akhisarspor ndaj Kasimpasa.

Sulmuesi 28-vjeçar realizoi në minutat 41’ dhe 51’, për rezultatet 1-0 dhe 2-0, kurse për 3-0 shënoi Josue 73’.

Goli i parë ishte i një sulmuesi tipik, kurse te goli i dytë, Cikalleshi tregoi pak më shumë magji, duke e lënë të shtangur portierin.