Lajme

Studiuesi amerikan shpjegon dobitë e agjërimit

Agjërimi vetëm për 3 ditë mund të rigjenerojë tërë sistemin imunitar, madje edhe tek të moshuarit, sipas një gjetje të fundit të shkencëtarëve.

Edhe pse agjërimi është kritikuar nga mjekët e dietave, studimi i ri tregon se trupi i uritur nxit prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut të cilat i luftojnë infektimet.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, kanë treguar se zbulimi i tyre mund të jetë i dobishëm veçanarisht për njerëzit që vuajn nga sistemi i shkatërruar imunitar, madje edhe pacientët me kancer që ndjekin kimioterapitë.

Gjithashtu dobi të madhe ka edhe tek njerëzit e moshuar tek të cilët funksionimi i sistemit imunitar ka rënë për shkak të moshës dhe e kanë të vështirë për t’i luftuar sëmundjet e zakonshme në shtëpi.

Shkencëtarët kanë thënë se agjërimi fillon një ndryshim rigjenerues me prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që në thelb janë rigjeneruese për sistemin imunitar.

“Lajmi i mirë është se pjesët e dëmtuara, të vjetra dhe joefikase të sistemit imunitar marrin fund gjatë agjërimit”, është shprehur Valter Longo, profesor në Universitetin e Kalifornisë.