Video

Spal dhe Juventus 2-1 (Golat dhe Rastet) VIDEO

Juventusi ka pësuar humbjen e dytë sezonale dhe kështu festa e titullit në Serie A për klubin nga Torino shtyhet.

Zonja e Vjetër humbi me rezultat 2-1, në një ndeshje ku Massimiliano Allegri vendosi t’i jap hapësirë lojtarëve që këtë sezon kanë pasur më pak minuta dhe atyre të rinjve.

Juventusi tani renditet në vendin e parë me 84 pikë, kurse Spali ngjitet në pozitën e 13-të me 35 pikë. Në javën tjetër Zonja e Vjetër pret në shtëpi Fiorentinën, ndërsa Spal udhëton te Empoli.