Sport

Southampton dhe Arsenali – Drejtpërdrejt (LIVE)

Southamptoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatin anglez, ndeshje e cila fillon nga ora 14:30.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është në formë të mirë me rezultate pozitive dhe pret fitoren e radhës nga ky udhëtim.

Në anën tjetër, vendasit janë në fundin e tabelës dhe larg formës së sezoneve të fundit dhe do të ishin shumë të kënaqur edhe me një barazim.

Te Arsenali nga minuta e parë do të luajnë edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi mungon shkaku i kartonëve.

Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN

Leave a Reply