Sport

Sot shorti i Ligës së Kampionëve, këto mund të jenë grupet

Sot hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.Në përgjithësi 32 ekipe janë ndarë në katër vazo, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa tetë të tjera e arritën qëllimin përmes fazës play-off.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.

Vazot tre dhe katër janë vendosur në bazë të koeficientit të UEFA-s, me klubet me koeficientin më të ulët që do t’i përbëjnë ato.

Grupet e mundshme të “vdekjes“: Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.

Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.