Sport

Skandal në finale: VAR anulon gol të rregullt, skuadra braktis ndeshjen (VIDEO)

Esperance Tunis është kampione në Champions Leaguen e Afrikës, teksa ndeshja e kthimit finale ndaj Wydad Casablanca përfundoi me 62 minuta të luajtura.

Ndeshja e parë në fushën e Wydad Casablanca (skuadër nga Maroku) përfundoi në barazim 1-1, teksa ndeshja e kthimit në Tunizi ishte duke shkuar në rezultatin 1-0 për vendasit, derisa në minutën 60’ VAR anulon një gol të rregullt të skuadrës mike, që do rihapte ndeshjen.

Goli i shënuar në pozicion të rregullt dhe i anuluar nga VAR shkaktoi polemika të mëdha dhe tension tek lojtarët që refuzuan të luajnë në këtë finale duke braktisur ndeshjen.

Pas një ore e 25 minuta në fushën e lojës gjyqtari vendosi të mbyllë këtë ndeshje duke i dhënë fitoren skuadrës të Esperance Tunis, që u shpall kampione e Afrikës për sezonin 2018-19.