Lajme

Shqiptari gjen zarfin me gjysmë milion dollarë dhe e dorzon të gruaja që e kishte humbur (Foto)

Ky është një rast i vecantë, kur ne shqiptarve të Amerikës në bën qe te ndjehemi edhe më krenar. Bëhet fjalë për studentin e mjekësis Armando Markaj, 27 vjec, i cili punon si kamerier mbas orëve të shkollës në lokalin e famëshëm të shqiptarit në Harlem New York – Pizzeria Patsy, e Frank Brija nga Tropoja – një emigrant i vjetër i komunitetit – gjestin e tij të vecantë.

Markaj, ai e thirri 79 vjecaren Karen Vinacour, nga Nju Jorku, për ti dhënë “sihariqin” se çeku me prej 424,000 dollaresh që ishte lene aty mbi tavolinë, ishte ne duar te sigurta”.

Gazeta e përditëshme njujorkeze “Daily News”, u bë “deshmitare” e këtij gjesti të bujshëm të shqiptarit, kur ai i dorzojë 79 vjecares Karen Vinacour, nga Nju Jorku, ate çekun e harruar mbi tavolinë me një shumë të madhe prej 424,000 dollarësh.

 

Kështu nxitimthi Markaj vrapo që të lajmëronte, më parë shqiptarin Frank Brija, pronari i lokalit, i cili i njeh të gjithë klientët e tij, mbasi ka më shumë se dy dekada qe ka në këtë vend këtë lokal të famshëm, ku më tej u kontaktua gruaja për ti kthyer çekun me gjysmë milioni dollarë.

E emocionuar dhe e hutuar me atë cfarë po ndodhte – dhe duke “fshirë” syt nga që nuk i besohej- gruaja e falënderoi Markajn, ndërkohë, që veprimi i tij u pasqyrua në shumë media amerikane, gjatë gjithë ditës së djeshme. Shqiptari, që bëri këtë gjest u tha gazetarve amerikan, se ky :

“Është një veprim i vogël, por këto gjeste na përcaktojnë ne shqiptarët si njerëz të qyteruar, human dhe ndershëm”. “Jam e lumtur për këtë, vërtet. Që jam shqiptar dhe që e bëra këtë veprim human dhe të ndërgjegjëshëm”, tha ai duke shtuar : “Zakonisht, të shtunave jemi si kamarier mjaft të zënë dhe unë kam qenë shumë afër marrjes së gjithçkaje, që na lënë si bakshishë klientët në tryezë por kur pashë një zarf me të vërtet u befasova”, tha Markaj, për Daily News.