Sport

Shikoni supergolin e Krzysztof Piatek kundër Atalantes (VIDEO)

Milani e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Atalantas, e cila po zhvillohet për momentin në kuadër të Serisë A, në stadiumin Atleti Azzuri D’Italia.

Në minutën e 46-të, Krzysztof Piatek e shënoi golin e barazimit, vetëm disa sekonda para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e pjesës së parë. Për golin e tij të pestë me klubin e ri, polaku e mposhti portierin Etrit Berisha.