Sport

Shikoni Supergolin e Angel Di Maria kundër Marseille (VIDEO)

Deri i Milanos mes Milanit dhe Interit, si dhe paraqitja marramendëse e Lionel Messit mund t’i kenë vërshuar ballinat dhe mund ta kenë marrë vëmendjen kryesore, por Angel Di Maria vazhdon të shënojë gola të jashtëzakonshëm në Francë.

Anësori argjentinas realizoi dy gola të bukur në fitoren e Paris Saint-Germainit 3:1 kundër Marseille në derbin e javës në Ligë, duke i ndihmuar parisienëve ta çojnë në 20 pikë epërsinë në krye të ligës, shkruan Gazeta Express.

Di Maria ua kënaqi sytë edhe njëherë tifozëve të PSG-së me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, duke realizuar nga mbi 30 metra largësi.

Në minutën e 65-të, Di Maria shënoi në cepin e djathtë të portës së Marseille duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të reagojë.