Sport

Shikoni Supergolin e Andrea Pirlo, në ndeshjen miqësore legjendat e Milanit kundër legjendave të Liverpoolit (Video)

Andrea Pirlo ka ngushtuar diferencën në ndeshjen e legjendave të Liverpool dhe Milan me një gol magjik.

Pasi The Reds kaluan në avantazh me golat e Fowler dhe Cisse, ish-mesfushori italian ka ngushtuar diferencën me një goditje dënimi të ekzekutuar ashtu siç di vetëm ai.

Nga një distancë rreth 20 metra, Pirlo ka lëshuar një “perlë” sipër murit duke mposhtur portierin Dudek.