Lajme

Shikoni si e vozit veturën 60-vjeçarja shqiptare (VIDEO)

Ajo për tre muaj mori patentë shoferin. Nëna e shtatë fëmijëve, Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat tha se vetura është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh për të bërë pazarin dhe për të dërguar bylmetin nga fshati në qytet.

60-vjeçarja nga Shqipëria e cila e drejton veturën tregoi se vëllai ia dhuroi atë. Zonja Duka shkoi në kurs tre muaj për të marrë patentë shoferin.

Nëna e shtatë fëmijëve e ka mbyllur tregimin e historisë së saj mjaft interesante me një batutë me gazetaren në rubrikën “Njerëz të padukshëm”.“Jam plakë e vjetër, jam 60-vjeçe, por të kisha qenë e re, nuk do ta kisha liruar vendin e punës, ‘i don’t care”, ka thënë Fidane Duka.