Lajme

Shefi u paguan shkollimin fëmijëve të punëtorëve të tij (Foto)

Pronari nuk është figura më e pëlqyer për punëtorin, por ndryshon rasti nëse jemi duke folur për 80-vjeçarin Vinicio Bulla.

Vinicio është një biznesmen nga Caltrano, provincë e Italisë me rreth 2500 banorë dhe është pronar i kompanisë Rivit Spa me të cilën prodhon çelik special.

Çeliku i prodhuar nga kompania e Vinicios përdoret në platforma nafte në të gjithë botën. Por, 80-vjeçari Vinicio ka vendosur që pasurinë e tij të mos e “ndryshkë” në banka.

Ai tha për Il Messaggero: Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë”.
Kështu, italiani u ka ofruar 150 punëtorëve të tij ndihmesë për pagesën e shkollimit të fëmijëve të tyre.

Me vendim të vetë Vinicios, pasuria e tij është ngrirë në bankë dhe ai paguan rreth 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij, duke nisur që nga çerdhja, kopshti e deri në universitet.