Sport

Se sa njeri i mrekullueshëm është Milot Rashica, e vërtetojn edhe këto foto

Milot Rashica ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2020’ kundër Malit të Zi.

Pas ndeshjes, Rashica nuk ngurroi ta tregojë dashamirësinë e tij me të gjithë tifozët.

Madje, ai ishte ndalur në stadium për të bërë disa fotografi edhe dy persona me aftësi të kufizuara.

Dy prej fotografive, 23-vjeçari tashmë i ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Ndryshe, me fitoren kundër Malit të Zi, Kosova renditet në vendin e tretë në grupin A me 11 pikë të tubuara.