Sport

S’di të ndalet, Milot Rashica shënon supergol në Gjermani (VIDEO)

Werder Bremen është duke e mposhtur 1-0 Freiburgun. Kush tjetër pos Milot Rashicës që ka gjetur golin me të filluar ndeshja në “Weserstadion”.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës tregoi se është në super formë, duke shënuar një gol të bukur për 1-0 në minutën e nëntë.

Për Rashicën ky është goli i katërt këtë edicion në Bundesliga.