Sport

Ronaldo dhe Neymar dhurojnë spektakël në një Video

Sezoni u mbyll, Cristiano Ronaldo me Juventus dhe Neymar me PSG arritën të fitojnë vetëm kampionatet përkatëse, dhe dështuan në kupë e Champions League. Për brazilianin ka ende një shans për të treguar vlerat në këtë sezon, në Copa America, që do të zhvillohet në Brazil.

Dy yjet e futbollit janë bërë bashkë për një reklamë për “SFR TV”.

Të dy shfaqen duke shkëmbyes pasime dhe dhurojnë spektakël në përdorimin e topit, teksa turma e tyre ekzaltohet në brohoritje.

Bëra një shok të ri gjatë xhirimeve të reklamës”, shkroi Ronaldo në Instagram, krah videos që e shpërndau me fansat e tij. Të njëjtën gjë bëri edhe Neymar, i cili i vendosi mbi shkrimin: “Megjithatë, kjo kokë bën gjonglime. Shijoje shoku.”