Sport

Real Sociedadi dhe Barcelona – Drejtpërdrejt (LIVEE)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, do të shpresojë se skuadra e tij të jetë në formë të mirë dhe të arrijë fitore sot kundër Real Sociedadit, në mënyrë që katalonasit ta sigurojnë pozitën e parë në tabelën e La Ligës para El Clasicos.

Real Sociedadi do ta presë sot në orën 16:00 Barcelonën në stadiumin Anoeta, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të La Ligës këtë sezon.

Gjysma e vëmendjes së lojtarëve të Barcelonës gjatë këtyre 90 minutave do të jetë te përballja me Real Madridin, që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në stadiumin Camp Nou.

Megjithatë, për ta ruajtur vlerën e El Clasicos në maksimum, Barcelona duhet të sigurojë fitore në këtë ndeshje, pasi që për momentin ka baras pikë me Real Madridin në tabelën e La Ligës.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen