Sport

Real Madridi e mposht Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive (VIDEO)

Real Madridi ka shijuar fitoren e parë në garën para sezonale të International Champions Cup.

Madrilenët triumfuan në saje të penaltive kundër Arsenalit, ku rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2-2 gjersa në ekzekutimin e 11-metërshave më të saktë u treguan Los Blanmcos duke fituar 3-2.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit deri në fund të takimit, asnjëra nuk arriti ta tund më rrjetën e kundërshtarit dhe kështu takimi në kohën e rregullt përfundoi 2-2.

E më mirë në ekzekutimin e 11 metërshave ishin Los Blancos, ku në fund triumfuan me rezultat 3-2.

Ndryshe, Realin takimin e radhës e ka me Atletico Madridin (e shtunë) gjersa Arsenali do të luajë kundër Lyonit (e diele).