Sport

Rapid Wien dhe Inter Milan – Drejtpërdrejt (LIVE)

Skuadra e madhe italiane Inter, do të vazhdoj të luaj në garat evropiane. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Inter do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Evropës ku për kundërshtar në 1/16 e finales do ta ketë Rapidin e Vjenës.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti do të ketë disa mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë. Mbrojtësi sllovak Milan Skriniar dhe mesfushori kroat Marcelo Brozovic mungojnë shkaku i kartonëve.

Ndërkohë mungesë e madhe është edhe ajo e sulmuesit Mauro Icardi që nuk ka pranuar të luaj këtë takim pasi klubi ia hoqi shiritin e kapitenit.

Gjithsesi Neroazzurët janë favorit për ta fituar këtë takim dhe synojnë të marrin një rezultat sa më të mirë.