Lajme

Qentë shpëtues nga Zvicra nisen për në Shqipëri

Qentë shpëtues nga ekipi zviceran Red Dog janë nisur për në Shqipëri për t’i dal në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Këtij ekipi do t’i bashkangjitet edhe një skuadër kërkimesh nga Turqia e quajtur GEA.

Së bashku do të bëhet kërkimi për njerëzit e mbetur nën rrënoja dhe njerëzit e lënduar që do të kenë nevojë për ndihmë.

Ekipi me vete ka edhe një mjeke. Deri më tani janë shënuar 15 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga kjo fatkeqësi.