Lajme

Punëtorët kosovarë pa asnjë pajisje mbrojtëse, në temperaturat e larta (Foto)

Numër i madh i punëtorëve të ndërtimtarisë humbën jetën gjatë orarit të punës në Kosovë. Pasiguria e tyre në vendin e punës është gjithnjë prezente.

Edhe pse u kërkua që në temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve të shkurtohet orari i punës dhe të qëndrohet larg rrezeve të diellit një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Por përpos temperatura të larta, disa punëtorë të ndërtimtarisë në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ në Prishtinë sot janë duke punuar pa asnjë pajisje elementare mbrojtëse.

Nuk dihet nëse inspektorët e punës dalin t’i shikojnë këta të fundit, por që jeta e tyre në një lartësi kaq të madhe është gjithnjë në rrezik e sipër.