Sport

Portieri ndëshkohet me të kuq në sekondat e parë të ndeshjes (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin në Turqi. Portieri i Konyasporit, Serkan Kirintili, është ndëshkuar me karton të kuq në sekondat e parë të ndeshjes.

As 15 sekonda nuk kishin kaluar nga nisja e takimit me Yeni Malatyasporin në xhiron e tetë të Superligës në Turqi dhe Kirintili u përjashtua nga loja.

Kjo pasi portieri kapi topin me duar jashtë zonës së tij, në aksionin e parë të mysafirëve.

Vetëm katër minuta pas përjashtimit të tij, Konyaspor pësoi gol.