Sport

Përveç Suedisë, Kosova pritet të luajë edhe një miqësore tjetër në janar me Amerikën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka zbuluar për RTV Dukagjini se janë afër të aranzhojnë një ndeshje miqësore të Përfaqësueses së Kosovës me Amerikën.

Kosova e ka në agjendë një takim miqësore me Suedinë më 12 janar, i cili do të zhvillohet në shtetin e Katarit.

Megjithatë, drejtuesit e FFK-së nuk duan të ndalen me kaq dhe janë duke punuar shumë edhe për një miqësore tjetër gjatë janarit.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Agim Ademi ka zbuluar se janë në bisedime me kombëtaren e Amerikës dhe shumë lehtë mund të zhvillojnë një miqësore me ta gjatë janarit.

“Është e mundshme që të luhet edhe ndeshja e dytë sepse jemi duke hulumtuar atë ndeshje ose duke pritur pikërisht a mund të vijnë apo jo.

“Sigurisht, do të zhvilloheshin një ndeshje e Suedisë me Amerikën dhe një e jona me Amerikën”.

“Ka gjasa që në Katar të zhvillohet ndeshja sepse është një turne që e bënë Amerika nëpër pjesë të botës, jo vetëm në Evropë. Sidomos në Katar vjen”.

“Ne nuk e dimë a do të mund të vijn në kohën sa jemi ne. Nëse arrijn në këtë kohë, një ndeshje mund të zhvillohet pasi bisedimet janë duke u bërë, por mund edhe të mos zhvillohet sepse mund të mos vijnë në kohën e caktuar kur jemi ne”.

Do ta ketë rëndësinë e vetë në drejtimin që ndonjë futbollistë mund të dalë në pah nga kjo ndeshje, siç ka ndodhur në shumë ndeshje dhe t’i bashkohet ekipit tonë të kombëtar”, përfundoi i pari i FFK-së.