Lajme

Përshëndetja e veçantë e mësuesit me nxënësit e tij, para daljes në pension (VIDEO)

Një mësues në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës është përcjellë në mënyrë të veçantë me rastin e pensionimit të tij.

Feim Krasniqi, mësues që 44 vite shërbeu për arsimin në Malishevë u përcoll nga kolegët e nxënësit duar me duar teksa po dilte nga shkolla fillore ‘Emin Duraku’.

Siç edhe shihet në këtë video, të gjithë nxënësit janë bërë rresht dhe presin me radhë për ta përshëndetur mësuesin para pensionimit.