Sport

Për shkak të tensioneve politike, ky futbollist nuk merr pjesë në finalen e Ligës së Evropës

Mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkitaryan nuk do të luajë në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat më 29 maj.

Raportoht se armeni ka pasur shqetësime për sigurinë personale në Baku, Azerbajxhan, kur dihet se Armenia dhe Azerbajxhani janë në konflikt që moti.

“Duke i konsideruar të gjitha opsionet, ne duhej ta merrnim vendimin e vështirë që unë të mos udhëtoj me skuadrën për finalen e Ligës së Evropës”, tha Mkhitaryan.

“Kjo është një ndeshje e cila nuk vjen shpesh, dhe mua më dhemb që do ta humbas atë”, vlerësoi mesfushori armen.

Si rezultat i tensioneve politike mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Mkhitaryan ka humbur edhe disa ndeshje të klubit në të kaluarën në Azerbajxhan.

“Ne i kemi shkruar UEFA-s për t’ia shprehur shqetësimin tone për këtë situate”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.