Video

Per shkak jetës së vështirë, 50 vjeçari lë gruan dhe fëmijët, largohet nga Kosova (VIDEO)

Hazir Maliqi nga fshati Busavatë, deri dje ka jetuar në Kamenicë, mirëpo nga sot ai vendbanim ka Rijekën e Kroacisë.

Duke përzier kafenë e fundit në qytetin ku lindi dhe krijoi familje, ai tregon se me shumë vështirësi ka zgjedhur që të lë më shumë se gjysmën e familjes, shkruan Reporteri net.

Mirëpo, ndonëse është bërë normale të dëgjohet se ata që po ikin po kërkojnë një jetë më të mirë, Haziri e ka të qartë se kjo gjë nuk do të ndodhë. Ai madje thotë që nuk po niset për jetë më të mirë, por për kafshatën e gojës, së bashku me një djalë 25 vjeçar.

“Nuk po shkoj për një jetë ma të mirë, por po shkoj për një kafshatë të gojës. Situata aktuale e cila po mbretëron në vendin tonë, ndoshta unë jam gabim, po situata të cilën unë po e shoh, më detyron që në moshën 50 vjeçare të largohem nga vendi im. Mua gjendja ekonomike familjare më detyron që ta lë vendin dhe të iki drejt një shprese për një kafshatë bukë”, thotë 50 vjeçari.