Sport

Pep Guardiola, 25 trofe në 10 sezone – A mund ta thyej rekordin e Fergusonit?

Ndeshja që u mbyll me penallti në mes të Chelseat dhe Manchester City në finalen e EFL Kupës, nxori fitues djelmoshat e Pep Guardiolas, për të cilin ishte trofeu u 25-të në karrierë si trajner.

Mosha e Guardiolas është në favor të tij, sepse në moshën 48-vjeçare, ai ka ende një karrierë përpara për të arritur suksesin që bëri trajneri i Manchester Unitedit.

Me trofeun e fundit ai ka qenë në gjendje të barazohet me 25 trofetë e fituar nga Jose Mourinhos.

Pa dyshim, që qëllimi afatgjatë i cili tashmë është në horizont për Pep është Sir Alex Ferguson që ka 49 trofe.