Sport

Pasim i ‘çmendur’ i Dele Alli për Son, bëhet viral në internet (VIDEO)

Jose Mourinho ka debutuar me fitore te Tottenham Hotspuri, pasi e mposhtën West Hamin me rezultat 2-3.

Trajneri portugez natyrisht se mund të ketë shijuar fitoren e parë, e që ishte shumë stresuese deri në sekondat e fundit të takimit.

Por, vëmendjen më të madhe për këtë takim e mori Dele Alli dhe pasimi i tij në minutën e 43-të.

Mesfushori anglez derisa po rrëzohej pranë vijave anësore, arriti të pasonte për mrekulli te Son Heung-Min.

Koreano-jugori më pas asistioi te Lucas Moura, që dështoi ta finalizonte me gol këtë super-pasim të Alli.